MIRË SE ERDHËT NË KANTONIN E VAUD

Broshurë në shqip

Ju sapo jeni vendosur në Kantonin e Vaud.

Një broshurë që paraqet të gjitha hapat e nevojshme (lajmërimi i mbërritjes tuaj, regjistrimi i fëmijëve tuaj në shkollë, gjetja e një pune, etj.) është e disponueshme për t'ju ndihmuar.

Ajo përmban gjithashtu informacione të dobishme mbi kurset e frëngjishtes, rrjetet e transportit publik, aktivitetet zbavitëse si edhe shërbimet shëndetësore, në mënyrë që mbërritja juaj në kanton të jetë sa më e suksesshme.

Të gjitha informacionet praktike janë të disponueshme në frëngjisht ose anglisht në faqen e internetit.

Broshura mund të lexohet falë e-reader-it ose mund të shkarkohet.